Pamje, kështu Gavi festoi në fytyrën e yllit të Real Madridit pas triumfit në ‘El Clasico' - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Pamje, kështu Gavi festoi në fytyrën e yllit të Real Madridit pas triumfit në ‘El Clasico’

    Insajderi
    27 April 2025 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    E shtuna ishte një ditë euforike për Barcelonën pasi ata fituan Kupën e Mbretit për herë të 32-të pasi mposhtën Real Madridin në finale pas vazhdimeve me reuzltat 3-2.

    Për ekipin e Hansi Flick, ky mund të jetë fillimi drejt një triplete historike, por për momentin, është një moment i madh pasi ata kanë mposhtur për herë të tretë këtë sezon rivalin e tyre të përbetuar, shkruan Insajderi.

    Përballja në ‘La Cartuja’ ishte një ku emocionet ishin tejet të mëdha, me tre lojtarë të Real Madridit të cilët u përjashtuan nga gjyqtari Ricardo De Burgos Bengoetxea.

    Pas fishkëllimës së fundit të tij, kishte edhe më shumë zemërim për një tjetër lojtar të Real Madridit.

    Kamerat e kapën momentin kur pas përfundimit të ndeshjes, Gavi shkoi për të festuar në fytyrën e Raul Asencios.

    Pamjet e publikuara nga Diario AS shfaqin se Asencio reagoi ndaj veprimit të Gavit, para se të ndalohej nga bashkëlojtari i tij Endrick Felipe.

    Kjo nuk ishte përleshja e vetme që pati Gavi para dhe pas Kupës së Mbretit, pasi ai u përball gjithashtu edhe me Jude Bellingham gjatë ndeshjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark