Tre persona përfunduan të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrethrrotullimit që çon për tek magjistralja Prishtinë-Mitrovicë. Sipas informacioneve zyrtare, vetura ka rënë nga rrethrrotullimi në ora 03:00 të së hënës.
Dy nga të lënduarit kanë pësuar dëme të lehta, të cilët besohet të jenë motër e vëlla. Ndërkaq, personi i tretë në automjet ka pësuar lëndime të rënda, sipas Emergjencës në QKUK, shkruan Gazeta Insajderi.
Mediumi ka siguruar disa pamje të reja që tregojnë se në çfarë gjendje është “katandisur” vetura pas aksidentit.
PAMJET: