Pamje mahnitëse nga Vlora, delfinët pushtojnë detin/VIDEO - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje mahnitëse nga Vlora, delfinët pushtojnë detin/VIDEO

    Insajderi
    10 June 2025 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ngrohja e klimës, deti i qetë, i ngrohtë dhe pa dallgë, kanë bërë që në gjirin e Vlorës të shtohen vizitorët e veçantë.

    Delfinët janë kthyer në shoqërues të grupeve të turistëve dhe peshkatarëve të Vlorës. Për këta të fundit, është bërë e zakonshme të shohin delfinë apo edhe grupe të tërë që i shoqërojnë gjatë lundrimit dhe punës së tyre në det.

    Kjo video vjen për A2 CNN nga një prej peshkatarëve të Vlorës. Ajo është filmuar të dielën, brenda gjirit të Vlorës.

    Në video shfaqet një delfin që shoqëron varkën e peshkimit, e cila po nisej për të gjuajtur peshk pranë ishullit të Sazanit. Delfini qëndron pranë varkës për disa minuta, duke luajtur rreth saj, dhe më pas largohet. /A2cnn/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark