
Raportohet për të paktën tre të plagosur jashtë gjykatës në qytetin e Bielefeldit në Gjermani të mërkurën, ku u mbajt seanca gjyqësore për vrasjen e boksierit kosovar Besar Nimani në vitin 2024.
Raportohet se një nga të dyshuarit për sulmin e të mërkurës është arrestuar, ndërsa një tjetër është arratisur. Për rastin ka informuar edhe “Radio Bielefeld”, që ka treguar se disa zona janë rrethuar për kapjen e të dyshuarit të dytë për plagosjen e të mërkurës.
Huseyin Akkurt po gjykohet për vrasjen e Nimanit.
Bild ka publikuar foto nga atje:
Gazeta gjermane “Bild” raporton se të paktën dy pjesëtarë të familjes së të akuzuarit u qëlluan – vëllai dhe babai – njëri prej tyre u plagos në këmbë e tjetri në gjoks dhe është në gjendje të rëndë. Ndërkohë gazeta “Neue Westfalische” raporton për të paktën tre të plagosur.