Në veri të Mitrovicës së Republikës së Kosovës përsëri janë lëshuar sirenat. Insajderi mëson nga burime të sigurta se atje janë lëshuar sirenat. Krejt kjo për shkak se në Jarinje është arrestuar një ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç
Ndërkohë në Zveçan dhe Leposaviç ka filluar grumbullimi i serbëve lokalë, disa prej tyre edhe me maska.
Në Twitter janë shpërndarë edhe video nga momenti kur janë lëshuar sirenat e sigurisë:
Kosovska Mitrovica. Um alarme soa. Os sérvios saem para construir barricadas pic.twitter.com/MCNwOqrYdc
— Nikolaev 🇷🇺🇦🇲🇸🇾🇸🇦🇷🇸🇮🇷🇵🇸 (@TeodoroSampai12) December 10, 2022