Banorë pak e policë shumë. Çdo një kilometër janë vendosur patrullat e Policisë së Kosovës të cilët po kujdesën për sigurinë e banorëve.
Në temperatura të ulëta e në kushte jo shumë të mira këta policë po qëndrojë deri në 12 orë në pika të caktuara në veri të Mitrovicës.
Prezencë e shtuar e tyre vërehet më së shumti në Lagjen e Boshnjakëve e cila është e banuar kryesisht me shqiptarë.
Banorët kishin frike të flisnin para kamerës për situatën e krijuar së fundmi.
Ndonëse prapa kamerës ata u shprehën të shqetësuar për situatën.
“Ne jetojmë këtu. i kemi shtëpitë këtu dhe është rrezik të flasim“, tha një banorë prapa kamerës.
I vetmi banorë që pranoi të flas para kamerës është Emir Azemi.
Këto tensione vijën pasi serbët në veri kanë vendores barrikada për t’i bllokuar dy pikat kufitaret në Veri. Ato u vendosen nga 10 dhjetori pasi Policia e Kosovës arrestoi një ish-polic serb nën dyshimet se ka sulmuar zyrtarët e KQZ-së në Veri./ Gazeta Insajderi/