Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka pranuar një informacion për kërcënim me mjete shpërthyese në aeroport.
Nga Policia bëjnë të ditur se kanë evakuuar qytetarët në perimetrat e sigurisë.
Gazeta Insajderi ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, në të cilat shihen qytetarët të shumtë duke qendruar jashtë ambientit të aeroportit.
Në anën tjetër, Policia njofton se kanë ndërmarrur menjëherë hapat e nevojshëm në hetimin e rastit përfshirë edhe trajtimin e materieve shpërthyese