Pamje nga aksidenti i rëndë në Podujevë, ku vdiq një person – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje nga aksidenti i rëndë në Podujevë, ku vdiq një person

    Insajderi
    19 December 2023 - 23:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në fshatin Llapashticë të Podujevës sonte ka ndodhur një aksident i rëndë, ku një person ka mbetur i vdekur e një tjetër është lënduar.

    Tashmë janë publikuar edhe pamje nga ky aksident nga Llapi.info.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00.

    Ai tha se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar.

    Borovci njoftoi se personi i lënduar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

    “Rreth orës 20:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Qëndresa” në fshatin Llapashticë të komunës së Podujevës. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura. Një person ka humbur jetën ndërkaq një tjetër është dërguar në QKUK, ku po vazhdon trajtimin mjekësor për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”.

    VIDEO:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark