Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
Si pasojë janë lënduar dy persona të cilët janë duke marr tretman mjekësor.
Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 17:00 në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Bazuar në të dhënat fillestare si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit nga njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.
Ish-amabasdori i Emirateve të Bashkuara Arabe, Avni Arifi, përmes një postimi ka thënë se ky aksident është “fatkeqësi e rëndë si me pas ndodhë në autostradë e jo zonë urbane”.