Një 35-vjeçar me inicialet A.A ka mbetur i vdekur sot pasi pësoi një aksident të rëndë rreth orës 04:40 në Çagllavicë. Ai nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.
Gazeta Insajderi mëson se mërgimtari që vdiq në aksidentin e tmerrshme është Arbënor Ademi, nga komuna e Lipjanit.
Insajderi ka sigurar pamje nga vendi i ngjarjes në Çagllavicë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshië një automjet (me targa të huaja). Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një person, i cili nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, tha Ahmeti për Insajderin.