Pamjet të aksidentit që ndodhi pasditen e sotme në Lezhë, që i mori jetën Paulin Gjomarkajt 38 vjeç, ndërsa pasagjeri që ishte duke udhëtuar në makinën tip “Ford” mbeti i plagosur.
Në pamjet e kamerave të sigurisë duket momenti kur 38-vjeçari futet në parakalim, por më pas humbet kontrollin e makinës nga shpejtësia duke u përplasur me bordurën anësore dhe fluturuar në ajër për disa metra.
Gazeta Shqip ka siguruar pamjet e aksidentit:
Goditjet që pësoi Gjomarkaj ishin fatale duke ndërruar jetë në vend. Pasagjeri që ishte me 38-vjeçarin në makinë dhe që shpëtoi tha se në momentin e aksidentit shoferi devijoi për të shmangur një përplasje me një këmbësor.