Pamje nga aksidenti tragjik në Librazhd, vdes një 18-vjeçar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Pamje nga aksidenti tragjik në Librazhd, vdes një 18-vjeçar

    Insajderi
    04 February 2024 - 23:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident tragjik u raportua në aksin Librazhd-Prrenjas mbrëmjen e sotme. Një automjet në të cilin ndodheshin katër të rinj është aksidentuar.

    Automjeti drejtohej nga 21-vjeçari Meglind Zeneli i cili ka humbur kontrollin e “Benz-it” dhe ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Ura e Dragostunjës.

    Si pasojë ndërroi jetë 18-vjeçari Dorian Belba, pasagjer. Të plagosur mbetën gjithashtu drejtuesi i mjetit, dhe dy pasagjerë të tjerë, Gerald Verçani dhe Janikos Shyti.

    Drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët e plagosur u transportuan për ndihmë mjekësore në spital dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

    Ndërkohë këtë të diel, një tjetër aksident me pasojë vdekjen u shënua pranë fshatit Belorta në Korçë. Dy automjete u përplasen “kokë më kokë” dhe për pasojë ndërroi jetë 36-vjeçari Elvis Mizaku dhe pesë të tjerë u plagosën. 36-vjeçari u bllokua për disa minuta në makinë, por me ndërhyrjen e ekipeve zjarrfikës u bë e mundur nxjerrja e tij dhe më pas u transportua në spital. Por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark