Partia Socialdemokrate ka reaguar pas arrestimit të kreut të këtij subjekti, Dardan Molliqaj dhe aktivistëve tjerë të këtij subjekti.
Sipas PSD, ata u arrestuan dhunshëm nga Policia e Kosovës.
“Policia e Kosovës arreston me dhunë, grushte e me sharje aktivistët e PSD-së menjëherë pas protestës së veteranëve të UÇK-së. Pushtetit po i pengon protesta e veteranëve. Nuk ka arsyetim tjetër për mllefin e zellin për dhunë që e përdorën sot”, thuhet ndër të tjera në reagimin e PSD-së.
Reagimi i plotë:
Arrestohen dhunshëm aktivistët e PSD-së
Policia e Kosovës arreston me dhunë, grushte e me sharje aktivistët e PSD-së menjëherë pas protestës së veteranëve të UÇK-së. Pushtetit po i pengon protesta e veteranëve. Nuk ka arsyetim tjetër për mllefin e zellin për dhunë që e përdorën sot.
Aparatura shtetërore është vënë në funksion të përndjekjes së opozitës. Arrestimi i Dardan Molliqajt është i paligjshëm sepse ka shkelë procedurat e kodit penal në fuqi. Arrestimi i aktivistëve të tjerë pos që nuk ka arsyetim, është bërë dhunshëm, me rrahje, kërcënime e sharje nga policia.