Pamje nga arrestimi i organizatorëve në diskotekën në Koçan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje nga arrestimi i organizatorëve në diskotekën në Koçan

    Insajderi
    16 March 2025 - 10:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Punonjësit e Policisë së Maqedonisë së Veriut i kanë ndaluar organizatorët e koncertit në Koçan.

    30 të lënduar janë transportuar në spitalin e Koçanit, ndërsa rreth 60 persona në spitalin e Shtipit.

    MPB po i ndalon të gjithë ata që në çfarëdo mënyre janë të lidhur me organizimin e koncertit në diskotekën e Koçanit, ku mbrëmë ka rënë zjarr i madh, e siç tha ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski, kanë humbur jetën 51 persona.

    Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është duke punuar në mënyrë aktive për zbardhjen e shkaqeve të tragjedisë, ndërsa po vazhdojnë pyetjet e dëshmitarëve dhe personave përgjegjës. Shërbimet kompetente po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të fatkeqësisë.

    “Të gjitha shërbimet kompetente, përfshirë edhe një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Koçanit, janë në terren. Po ndërmerren veprimet dhe po hetohet. Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe prokurorët themelorë publikë të Prokurorisë Publike Shkup dhe të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë nisur për në Koçan. Të gjitha kapacitetet e prokurorive do t’i vihen në dispozicion Prokurorisë së Koçanit për veprime urgjente”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Përveç ministrit Pançe Toshkovski, në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë edhe Stojançe Angellov nga QMK, drejtori i Komisionit Qendror Ushtarak dhe Aleksandar Janev, drejtori i Byrosë për siguri publike.

    Është paralajmëruar edhe ardhja e kryeministrit Hristijan Mickoski.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark