Pamje nga autobusi i shkrumbuar në Vlorë, si shpëtuan punonjësit e fasonerisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje nga autobusi i shkrumbuar në Vlorë, si shpëtuan punonjësit e fasonerisë

    Insajderi
    26 May 2022 - 09:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë publikuar pamjet e autobusit të shkrumbuar mëngjesin e sotëm në Noveselë. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:50, në aksin rrugor Vlorë-Fier, ku autobusi ka marrë flakë në lëvizje.

    Gjatë lëvizjes janë dëgjuar shpërthime dhe kjo ka bërë që punonjësit të zbresin në tokë në mes të rrugës, duke shpëtuar pa lëndine.

    Nga pamjet e siguruara shihet se autobusi është djegur plotësisht, ndërsa punonjësit e fasonerisë duket se kanë shpëtuar pa lëndime.

    Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në autobus.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./abcnews.al/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark