Policia e Kosovës po kryen bastisje në disa institucione financiare në veri të vendit.
Nga ky aksion janë publikuar pamje të policëve që janë futur në objekte të ndryshme financiare në komunat veriore.
🚨 #BREAKING_NEWS
It's happening now: a major operation by the @Kosovo_Police in northern #Kosova, raids on several financial institutions.
Watch the video ⬇️. pic.twitter.com/nai7DzLn5G— Erblin Bytyçi (@erblin_bytyci) May 20, 2024
Policia ka njoftuar se është duke zhvilluar një operacion policor në gjashtë lokacione të katër komunave në veri të Kosovës. Sipas policisë ato janë i ashtuquajturi Trezori i Bankës Postare Kursimore (Banka Postanske Stedionice) dhe pesë filialeve të tjera të saj, që kanë vepruar ilegalisht në këtë zonë të Republikës së Kosovës.
“Policia e Kosovës, pas raportimeve të institucioneve monitoruese financiare, si Njësia e Inteligjencës Financiare dhe Banka Qendrore e Kosovës, së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës, bazuar në autorizim të prokurorit kompetent, është duke zhvilluar një operacion policor në gjashtë lokacione të katër komunave në veri të Kosovës, e që janë i ashtuquajturi Trezori i Bankës Postare Kursimore (Banka Postanske Stedionice) dhe pesë filialeve të tjera të saj, që kanë vepruar ilegalisht në këtë zonë të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ky operacion policor është duke u zhvilluar në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet përkatëse të Kosovës dhe organeve të drejtësisë, aksion ky i cili deri më tani ka kaluar pa ndonjë problem apo incident.
Qëllimi i operacionit policor është vendosja e rendit dhe ligjshmërisë, ku me autorizim të prokurorit kompetent gjashtë njësi të ashtuquajturës bankës postare kursimore ilegale, në veri të vendit janë mbyllur, njofton policia e Kosovës.