Pamje nga momenti i përplasjes së dy avionëve në Gjermani që la të vdekur dy pilotë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pamje nga momenti i përplasjes së dy avionëve në Gjermani që la të vdekur dy pilotë

    Insajderi
    26 September 2022 - 09:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy aeroplanë të vegjël janë përplasur në ajër përpara se të bien në tokë duke lënë të vdekur të dy pilotët.

    Sipas mediave të huaja, përplasja e tmerrshme ndodhi pranë aeroportit Leumnitz në Gera, Gjermani pak pas orës 18:00 të së shtunës.

    Dhe imazhet thuhet se tregojnë dy aeroplanët që fluturojnë paralelisht përpara se një manovër e hollësishme të shkojë keq, duke i çuar ata të rrëzohen dhe të “mbërthehen” ndërmjet vete.

    Aeroplanët mund të shihen duke rënë në tokë dhe duke u përfshirë nga flakët ndërsa tymi i zi del nga vendi i rrëzimit.

    Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë zjarrfikësit duke shuar zjarrin në rrënojat vetëm pak metra larg banesave në rrethin Thränitz.

    https://twitter.com/green_grap/status/1573775404934090753


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark