Pas njoftimit të ministrisë së Drejtësisë për shpërthim zjarri në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, kanë dalë edhe pamjet e para.
Në pamjet e publikuara nga Kallxo.com, shihet se pranë objektit janë të pranishëm Zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës.
Kujtojmë se ministria e Drejtësisë ka njoftuar se nuk ka pasur dëme nga zjarri dhe se intervenimi i zjarrfikësve ka qenë i menjëhershëm.