Pamje nga përleshja, bëhen "llom" deputetët në Kuvendin e Serbisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje nga përleshja, bëhen “llom” deputetët në Kuvendin e Serbisë

    Insajderi
    25 November 2024 - 14:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Debati i deputetëve të Kuvendit të Serbisë për Propozimin e Buxhetit për vitin 2025 është kthyer në kaos të përgjithshëm dhe në konfrontim fizik mes deputetëve të pushtetit dhe opozitës.

    Fillimisht ka pasur një shtytje, e më pas një konfrontim fizik mes Bojan Torbicës nga Lëvizja Socialiste dhe kryetarit të SSP-së, Dragan Dilas.

    Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiq, ka thirrur sigurimin për të hyrë në sallë dhe kanë tentuar të qetësojnë deputetët.

    Më pas Brnabiq u largua nga karrigia dhe u bëri thirrje deputetëve të kthehen në vendet e tyre.

    Shikoni si dukej kaosi i përgjithshëm në Parlament.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark