Pamje nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës ku humbën jetën tre fëmijë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës ku humbën jetën tre fëmijë

    Insajderi
    02 February 2025 - 00:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, ku një shtëpi është shembur, duke zënë brenda tre të mitur. 

    Siç mëson Insajderi, viktimat janë një 14-vjeçar dhe dy të tjerë 15-vjeçarë.

    Burime të Insajderit konfirmojnë se fëmijët u nxorën nga rrënojat dhe u dërguan me urgjencë në Spitalin e Gjakovës.

    Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, tre të miturit nuk kanë arritur t’i mbijetojnë plagëve të rënda dhe kanë ndërruar jetë. Trupat e tyre ndodhen në Spitalin e Gjakovës, ndërsa autoritetet janë duke hetuar shkaqet e shembjes së shtëpisë.

    Insajderi ka kërkuar përgjigje nga Policia, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje. 

    Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark