Pamje nga stacioni i Autobusëve aty ku dyshohet se ndodhet një bombë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje nga stacioni i Autobusëve aty ku dyshohet se ndodhet një bombë

    Insajderi
    23 December 2021 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Po raportohet se një mjet shpërthyes ndodhet në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

    Këtë e konfirmoi për Insajderin edhe zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti teksa shtoi se kanë pranuar një telefonat anonime prej një person që e ka vendos mjetin shpërthyes në atë pjesë.

    I shqetësuar për rastin për Gazetën Insajderi ka folur edhe një dëshmitar i rastit, i cili është pronar i njërit prej lokaleve ushqimore në stacionin e Autobusëve.

    D.M (emër i njohur për redaksinë) ka thënë se Policia kanë kërkuar që menjëherë t’a lirojnë lokalin. Sipas tij po dyshohet se mjeti shpërthyes ndodhet në brendi të Stacionit.

    “Kanë ardhë policia në lokal na kanë thënë që duhet të largohemi kanë qenë bashkë me ekipet e forenzikës i kanë largu të gjithë edhe pasagjerët qa kanë qenë, të gjithë, thanë që po dyshojnë për një mjet shpërthyes. Qysh e kuptuam thanë që po dyshojnë që ndodhet në brendi të hollit të Stacionit të Autobusëve”, ka thënë ai për Insajderin.

    Ekipet e Policisë së Kosovës ndodhen ende në vendin e ngjarjes.

    “Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, tha Ahmeti për Insajderin.

    Më poshtë gjeni pamjet nga vendi i ngjarjes:

    Gazeta Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark