×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje nga sulmi i djalit të Musa Xhaferit ndaj kryetarit të KRRE-së

    Insajderi
    06 October 2021 - 19:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë në Shkup, është sulmuar fizikisht kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë Marko Bislimoski.

    Siç raporton Deutsche Welle, arsyeja e sulmit është procedura që ka nisur KRRE për marrjen e licencës për një kompani që merret me prodhimin e energjisë elektrike.

    Gjithnjë sipas DW, sulmuesi i Bislimovskit është Arijanit Xhaferi, djali i ish-funksionarit të BDI-së Musa Xhaferi, i cili është pronar i kompanisë për prodhimin e energjisë elektrike “U Power”.

    Sipas raportimeve nga dëshmitarët, deri tek konfrontimi fizik ka ardhur pas një zënke verbale në lidhje me licencën e kompanisë në fjalë.

    Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, por nuk ka arritur ta kap sulmuesin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark