×
  • Lajme
  • Lajme

    Grabitja e armatosur në Prishtinë- pamje nga vendi i ngjarjes, sekuestrohet një AK-47

    Insajderi
    05 June 2024 - 18:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grabitje e armatosur ka ndodhur rreth orës 15:15 në Prishtinë në një këmbimore.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Ajo tha i dyshuari ka shtënë me armë zjarri AK-47 dhe se në përpjekje për të parandaluar grabitjen edhe një qytetar ka shtënë me armë zjarri.

    “Sot rreth orës 15:15, është raportuar për një rast  grabitje në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë, me ç’rast i dyshuari ka shtënë me  armë zjarri  AK-47. Si reagim ndaj të shtënave të të dyshuarit, në përpjekje për të parandaluar grabitjen një qytetar po ashtu ka shtënë me armë zjarri”.

    Ahmeti tha se i dyshuari i cili dyshohet të jetë i plagosur është arrestuar në Obiliq.

    “Pas marrjes së informacionit, zyrtarët e Policisë së Rajonit të Prishtinës kanë dalë në vendngjarje,  kanë ndërrmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-policore dhe pak minuta pas raportimit të rastit, kanë arritë që në Obiliq të arrestojnë  personin dyshuar i cili është i lënduar. Të njëjtit për shkak të lëndimeve ( dyshohet të jetë plagosur) i është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor”.

    Poashtu, Ahmeti theksoj se policia ka sekuestruar veturën e të dyshuarit si dhe një armë automatike, të tipit  AK-47.

    Ndërlidhur me rastin policia ka sekuestruar : -veturën e të dyshuarit, si dhe, -një armë automatike, të tipit  AK-47. Ndërkaq hetuesit po vazhdojnë me ndërmarrjen e  veprimeve hetimore  policore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes“.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark