Dyshohet se sot me mjete të forta është vrarë një person në shoqatën e të shurdhëve në Mitrovicë.
Gazeta Insajderi nga burime të sigurta zbulon se personi i vdekur është Nysret Gubetini i cili ishte kryetar i kësaj shoqate.
Lajmin për vdekjen e një personi për Insajderin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Mediumi “Veriu Info” ka ndarë pamje nga vendi i ngjarjes.