Pamje nga vendi i ngjarjes ku humbën jetën dy punëtorë të ndërtimit në Gjakovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje nga vendi i ngjarjes ku humbën jetën dy punëtorë të ndërtimit në Gjakovë

    Insajderi
    21 July 2025 - 11:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy punonjës ndërtimi kanë ndërruar jetë në vendin e punës në Gjakovë mëngjesin e së hënës.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar për Insajderin se vdekja e viktimave është vërtetuar nga ekipet mjekësore.

    Sot rreth orës 08:15, jemi njoftuar se dy persona (meshkuj të moshës madhore) janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë, dyshohet si pasojë e lëndimeve të pësuara në vendin e punës, në rrugën ‘Bardhyl Qaushi’ në Gjakovë. Më pas është konfirmuar edhe vdekja e tyre”, tha Elezaj.

    Ai bëri të ditur se njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprime hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

    Mediat lokale kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark