Një person është vrarë me armë zjarri në një dasëm në Bibaj të Ferizajt.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Ferizajn, majori Qazim Reka, ka thënë se ngjarja ka ndodhur jashtë një restoranti në fshatin Bibaj të Ferizajt.
“Është vrarë një person në një sallë dasmash në Ferizaj, përkatësisht në Bibaj”, tha shkurt ai.
Ndërkohë janë publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes ku shihen policia dhe ambulanca.