Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e sotme në fshatin Varagë të Zubin Potokut.
Ndërsa dyshohet se kanalet e ujit të “Ibër-Lepenci në veri të vendit të jenë sulmuar me dinamitë.
Kryeshefi ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci” tha se është hedhur dinamit dhe se janë duke provuar që ta sanojnë dëmin.
“Po, e kemi një dëmtim dhe për momentin e kemi ndaluar ujin dhe po këqyrim me e sanu sa më shpejt, sepse prej aty po lirohet edhe ujësjellësit edhe KEK-u. Kështu që, po këqyrim sa më shpejt me e rregullu këtë punë. Në momentin kur e gjunë dikush ndonjë dinamit aty, e qëllimshme është ajo, s’ka si të jetë tjetër”, tha ai.
Mediat lokale atje, Veriuinfo kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se policia është ende në vendngjarje.