Pamje nga vendi ku shpërtheu granata e dorës mbrëmë në Veri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje nga vendi ku shpërtheu granata e dorës mbrëmë në Veri

    Insajderi
    16 January 2024 - 08:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona kanë mbetur të lënduar pas një shpërthimi që ka ndodhur mbrëmë në Veri të Mitrovicës, shkruan Insajderi.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zv. Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani. Elshani konfirmori se dy persona janë plagosur në veri të vendit si rezultat i një shpërthimi të ndodhur mbrëmë pak para mesnatës.

    Disa pamje nga vendi i ngjarjes ka siguruar Gazeta Insajderi:

    Elshani ka treguar se dyshohet se mjeti shpërthyes është një granatë dore dhe se ngjarja ka ndodhur tek Hoteli “Bisevac”.

    Njëri nga personat e lënduar është në gjendje më të rënduar.

    “Rreth orës 23:50 dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore tek Hoteli Bisevac, rruga Knjaz Millosh në Mitrovicë Veri, ku si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar rreth 4-5 vetura dhe dy persona janë lënduar. Njëri ka lëndime më të rënda dhe policia është në spital”, ka thënë Elshani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark