Para pak minutash në Prishtinë, dy persona janë therur nga një mjet i mprehtë nga një person tjetër.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj”.
Në vendin e ngjarjes janë parë forcat e policisë dhe ambulanca, të cilat kanë ofruar ndihmë për të lënduarin.
Insajderi ka kontaktuar me policinë e Kosovës por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka marrë përgjigje.