Kanë nisur punimet në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes njoftimit bëri të ditur se stadiumi do t’i takojë kategorisë së katërt, sipas standardeve të UEFA-s, shkruan Insajderi.
“Shpronësimet kanë përfunduar, kushtet e ndërtimit dhe leja ndërtimore janë siguruar, borxhet e akumuluara ndër vite (komunalitë) janë paguar, kontrata me operatorin është zgjatur, zotimi për buxhet është siguruar”, thuhet në njoftim.
Stadiumi do të jetë i kategorisë 4 sipas standardeve të UEFA-s dhe do të përmbush të gjitha kushtet për ndeshje vendore dhe ndërkombëtare.