PAMJE/Pas nxehtit ekstrem nisin përmbytjet, Veriu i Italisë nën ujë, shtyhen 13 fluturime - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PAMJE/Pas nxehtit ekstrem nisin përmbytjet, Veriu i Italisë nën ujë, shtyhen 13 fluturime

    Insajderi
    05 July 2025 - 18:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta kanë përfshirë rajonin e Lombardisë në Itali, duke shkaktuar probleme serioze në Milano dhe Komo. Si pasojë, 13 fluturime janë devijuar drejt aeroportit të Bergamos.

    Autoritetet kanë lëshuar alarm portokalli për stuhi, ndërsa liqeni i Komos ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje. Situata është kritike edhe në pellgun e Sevesos, i cili është aktivizuar për të menaxhuar prurjet.

    Në qytetin Lentate, dy familje janë evakuuar për shkak të përmbytjeve, ndërkohë që qytetarët janë këshilluar të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë të informuar./TCh





    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark