PAMJE/ Përfundon ceremonia mortore e Jotas dhe vëllait të tij, arkivolet e tyre nisen drejt varrezave - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    PAMJE/ Përfundon ceremonia mortore e Jotas dhe vëllait të tij, arkivolet e tyre nisen drejt varrezave

    Insajderi
    05 July 2025 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Diogo Jota dhe Andre Silva, po përcillen në banesën e fundit në varrezat pranë kishës në qytetin e tyre të lindjes, Gondomar – vetëm pak metra larg nga vendi ku u mbajt ceremonia mortore në kishën Igreja de Matriz.

    Mesha në “Kishën e Famullisë” në Gondomar ka përfunduar tashmë dhe arkivolet e Diogo Jotës dhe vëllait të tij, Andre Silva, po nxirren tashmë.

    Familja dhe miqtë e dy lojtarëve, të cilët ishin brenda, po largohen nga vendi dukshëm të emocionuar.

    Sipas gazetës portugeze Record, procesioni funeral është nisur drejt varrezave, ndërsa të afërm dhe miq shoqërojnë arkivolet e dy të ndjerëve në heshtje e dhimbje të thellë.

    Tingujt e këngës “Ave Maria” po dëgjohen nga altoparlantët e kishës, duke u përzier me zërin e kambanës që bie sërish – një kujtesë e qetë e përjetësisë që vjen pas jetës.

    Homazhet në varreza thuhet se janë të rezervuara për familjen dhe miqtë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark