PAMJE/ Pesë gra dhe dy burra arrestohen në një shtëpi në Podujevë, dyshohen për veprimtari të paligjshme me substanca narkotike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PAMJE/ Pesë gra dhe dy burra arrestohen në një shtëpi në Podujevë, dyshohen për veprimtari të paligjshme me substanca narkotike

    Insajderi
    11 October 2025 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pesë gra dhe dy burra janë arrestuar në një shtëpi në fshatin Shtedim të Podujevës nën dyshimin për veprimtari të paligjshme me substanca narkotike.

    “Sot rreth orës 12:00, njësitë e hetimeve nga Stacioni Policor Podujevë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë ndërmarrë një aksion me ç’ rast kanë arrestuar 7 persona. Informatat e siguruara në  rrugë operative, kanë mundësuar që hetuesit  të identifikojnë një lokacion në fshatin Shtedim – Podujevë, ku dyshohej për veprimtari të paligjshme me substanca narkotike. Gjatë kontrollit në një shtëpi, policia ka arrestuar shtatë persona, shtetas nga Republika e Shqipërisë (pesë femra dhe dy meshkuj)”, tha policia.

    Në vendngjarje përveç një sasie të konsiderueshme të substancave narkotike, është gjetur edhe aparaturë e përshtatur për tharjen e bimëve narkotike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark