Policia e Kosovës pas pranimit të informacioneve inteligjente dhe verifikimit të tyre se një person i dyshuar është duke u marr me shitje të substancave narkotike, ka përgatitur dhe realizuar planin taktik “TREGU” me ç ‘rast ka ndaluar personin e dyshuar derisa ishte duke u kthyer në shtëpi me veturën e tij.
Më tutje është bërë e ditur se Operacioni i bastisjes është realizuar në koordinim me Prokurorinë Themelore Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë, ku është bërë edhe kontrollimi i veturës, shtëpisë dhe objekteve përcjellëse te të dyshuarit.
Gjate kontrollimit/bastisjes në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si ne vijim:
166.95 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë,
Qese te plastikes (që shërbejnë për paketimin e substancës narkotike) dhe
Një (1) telefon mobil
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit ndalohet për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore.