Pamje që s’janë parë prej 25 vitesh- Oxhakët e KEK-ut pa tym - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje që s’janë parë prej 25 vitesh- Oxhakët e KEK-ut pa tym

    Insajderi
    22 June 2025 - 18:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Oxhakët e Koorporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në Obiliq janë parë pa tym. Kjo, si pasojë e mungesës së prodhimit të energjisë elektrike për shkak të rënieve të blloqeve në ndërmarrjen publike të energjisë.

    KEK aktualisht është duke funksionuar me vetëm njësinë A3, duke prodhuar 110 megavatë, duke mbuluar vetëm 10 për qind të konsumit të përgjithshëm në vend, shkruan Insajderi.

    Një llogari në TikTok ka marrë pamje nga droni që tregojnë mungesën e prodhimit të energjisë elektrike. Në pamjet që janë publikuar në rrjet, oxhakët e KEK’ut shihen pa tym.

    Kjo situatë po përceptohet si krizë energjetike në vend, meqë s’ka ndodhur në 25 vitet e fundit. /Insajderi.org/

    @thedesigner.em Pamje që s'janë parë prej 25 vitesh: KEK-u pa tym #KosovaB #Offline #KEK #kosovatiktok #kosova🇽🇰 #dhezipahiri ♬ original sound – thedesigner.em


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark