Të paktën 37 persona kanë vdekur nga përmbytjet në Kentakin lindor, kjo pas përmbytjeve nga reshjet e shiut, transmeton Insajderi.
Të paktën gjashtë fëmijë – duke përfshirë katër vëllezër e motra, të moshës një deri në tetë, janë në mesin e të vdekurve.
Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear tha se numri i të vdekurve do të vazhdojë të rritet pasi “qindra” mbetën të pagjetur.
“Më shumë se 12,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike dhe qindra shtëpi dhe biznese janë përmbytur.
“Dëmtimi i rrugëve, urave dhe infrastrukturës tjetër do të kushtojë miliona për t’u riparuar”, shtoi guvernatori të hënën.
Vendasit janë strehuar në parqe shtetërore, kisha dhe shtëpi të lëvizshme të sjella nga shteti. Rreth 300 njerëz janë në strehimore, thonë zyrtarët.