Pamje rrëqethëse, ushtarja e rrëmbyer izraelite vritet nga Hamasi – shfaqet para kamerës para se të ekzekutohet – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pamje rrëqethëse, ushtarja e rrëmbyer izraelite vritet nga Hamasi – shfaqet para kamerës para se të ekzekutohet

    Insajderi
    14 November 2023 - 17:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtria izraelite ka konfirmuar vdekjen e ushtares, që Hamasi e rrëmbeu dhe e mbajti në Gazë pas sulmit të 7 tetorit mbi territorin e Izraelit.

    Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë bërë të ditur se kanë njoftuar familjen e 19-vjeçares Noa Marciano, rreth vdekjes së saj, shkruan BBC.

    Marciano shfaqet në videon që Hamasi e publikoi mbrëmë. IDF-ja videon e ka cilësuar si “terrorizëm psikologjik”.

    Ushtarja izraelite e cila ishte rrëmbyer, tregon emrin e vet që prindërve dhe atë të qytetit të lindjes. Më pas në video shfaqet trupi i saj i pajetë.

    Militantët e armatosur të Hamasit gjatë muajit të kaluar, kishin marrë peng rreth 240 persona dhe kishin vrarë 1.200 tjerë.

    Marciano ishte duke bërë roje në kibucin Nahal Oz, kur filloi sulmi i armatosur i Hamasit që arriti ta thyej gardhin mbrojtës që ndanë kufirin Izrael-Gazë. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark