Pamje| Rrëshqitja e dheut merr me vete rrugën dhe gjysmën e kodrës në Itali - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pamje| Rrëshqitja e dheut merr me vete rrugën dhe gjysmën e kodrës në Itali

    Insajderi
    18 May 2023 - 12:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përmbytjet ‘apokaliptike’ që kanë bërë kërdi në të gjithë veriun e Italisë, kanë lënë qytete të tëra të zhytura nën ujë dhe kanë mbushur rrugët me ujë si dhe ka pasur rrëshqitje dramatike të dheut, ndërsa vendasit përpiqen të shpëtojnë.

    Pamjet e reja tregojnë shkallën e shkatërrimit të përmbytjeve vdekjeprurëse, që kanë mbytur të paktën nëntë njerëz në rajonin Emilia-Romagna, me rrugët e kthyera në lumenj që lëvizin me shpejtësi

    Video tregon shtëpi dhe vetura të zhytura nën ujë në dhjetëra qytete historike, duke përfshirë Luga, Ravenna dhe Cesara, ndërsa shpëtimtarët përpiqen të arrijnë familjet e bllokuara brenda shtëpive të tyre.

    VIDEO

    Familjet e dëshpëruara – duke përfshirë fëmijë të vegjël dhe të moshuar – u detyruan të ngjiteshin në çatitë e tyre në pikën e nxehtë turistike ndërsa prisnin me ankth për t’u shpëtuar me helikopterë.

    Përmbytjet shkatërruese kanë rrëmbyer veturat dhe video tregon një rrugë të tërë në Emilia-Romagna duke u rrëmbyer nga një rrëshqitje shkatërruese dheu.

    Përmbytjet kanë bërë që mijëra italianë të evakuohen nga shtëpitë e tyre tani të shkatërruara – dhe përmbytjet nuk tregojnë asnjë shenjë pakësimi.

    Autoritetet në qytetin e Ravenës lëshuan sot një urdhër të menjëhershëm evakuimi për tre fshatra të kërcënuar nga përmbytjet. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark