Pamje | Si u fut "Range Roveri" në brendësi të furrës në Çagllavicë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pamje | Si u fut “Range Roveri” në brendësi të furrës në Çagllavicë

    Insajderi
    14 August 2023 - 23:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre persona janë lënduar dhe tri lokale kanë pësuar dëme materiale si pasojë e një aksidenti mëngjesin e sotëm në Çagllavicë.

    Sipas policisë aksidenti u shkaktua pasi shoferi humbi kontrollin mbi automjetin e tij dhe ka përfunduar në furrë të bukës.

    Publikohen edhe video nga momenti pas aksidentit:

    @drivezone.tv

    ♬ Nitrogen Classic – DJ Muratti

    Lajmin e konfirmoi për Insajderin zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Sot rreth orës 03:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet, ngasësi i së cilës ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale në tri lokale. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark