Pamje të frikshme nga vendi në Lipjan ku u gjet trupi i Enver Bajraktarit, varri në mes të arës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje të frikshme nga vendi në Lipjan ku u gjet trupi i Enver Bajraktarit, varri në mes të arës

    Insajderi
    05 August 2025 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mes të një are të mbjellur me misër të hënën në fshatin Baicë të Lipjanit është gjetur trupi i pajetë i Enver Bajraktarit.

    Ai është gjetur i vdekur, një ditë pasi ishte raportuar si i zhdukur nga familjarët.

    Ky rast tashmë po hetohet nga policia si rast i dyshuar për “vrasje të rëndë”.

    “Fsh. Baicë, Lipjan. 04.08.2025-12:05. Në një arë është gjetur i varrosur një trup i pajetë, mashkull rreth moshës 50-60 vjeçare, trupi i cili sipas IML-së është i freskët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori kujdestar bashku me njësinë e zhvarrimit e kanë nxjerr trupit e pajetë, momentalisht nuk dihet identiteti i tij. Në lidhje me  rastin janë intervistuar katër dëshmitarët meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark