Një ngjarje e rëndë para pak minutash ka tronditur qytetarët e Klinës.
Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur në një lokal pas një përleshje me armë zjarri.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policiës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas Gashit një person tjetër është dërguar në emergjencë.
“Rreth ores 17:15 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë”, ka thënë Gashi për Insajderin.