"Pamje të panevojshme, të padrejta" - Hamza kritikon qasjen e Speciales ndaj Thaçit gjatë vizitës tek babai i tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Pamje të panevojshme, të padrejta” – Hamza kritikon qasjen e Speciales ndaj Thaçit gjatë vizitës tek babai i tij

    Insajderi
    13 March 2025 - 21:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka komentuar vizitën e ish-presidentit Hashim Thaçi te babai i tij i sëmurë në QKUK, duke e cilësuar të padrejtë vonesën dhe masat e rrepta të sigurisë që u morën për këtë rast.

    Hamza ka thënë se, përkundër dallimeve politike, mënyra se si u trajtua Thaçi gjatë vizitës ishte e panevojshme dhe pa arsye.

    “Me zotin Thaçi, me presidentin Thaçi përveç relacioneve të punës kam edhe raporte personale dhe familjare. Sigurisht se këto janë edhe emisione të përziera, për shkak se anën pozitive të kësaj vizite e shoh në faktin që pas shumë kërkesave, iu dha e drejta për të vizituar babanë e tij të sëmurë në QKUK,” tha Hamza, duke shtuar se ai vetë kishte vizituar babain e Thaçit, Haxhiun, dhe se kjo ishte një pjesë e bukur e situatës.

    Megjithatë, Hamza shprehu shqetësim për mënyrën e trajtimit të ish-presidentit, duke e cilësuar atë si të panevojshme dhe të padrejtë. “Janë ato pamje. Janë gjithë këto vonesa për t’i njoftuar të drejtat njerëzore të një individi që ka dëshirë të vizitojë prindin e tij në gjendje jo të mirë shëndetësore. Kjo është diçka që nuk i nevojitet këtij rasti, as presidentit dhe as Kosovës,” tha ai në Dukagjini.

    Thaçi ka ardhur në Kosovë për herë të tretë që nga arrestimi i tij nga Gjykata Speciale në Hagë në nëntor të vitit 2020. Vizita u lejua për arsye humanitare, pasi babai i tij është në gjendje të rënduar


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark