Një video e publikuar sot tregon të plotë momentin e vrasjes së ambasadorit rus në Ankara, Andrey Karlov.
Në pamje, polici 22-vjeçar Mevlut Mert Altintas shihet teksa qëndron pas ambasadorit, ndërsa ai mban një fjalim në një galeri arti.
Altintas ishte një polic turk që shërbentë në Rajonin Policor të Ankarasë. Ai nuk ishte në detyrë gjatë vrasjes së Karlov.
Të dyja shtetet, Turqia dhe Rusia e kanë cilësuar si “provokim për prishjen e marrëdhënieve të të dyja vendeve”, incidentin që ndodhi një ditë më parë në Ankara. /Insajderi.com
http://www.dailymotion.com/video/x55sd48_liveleak-dot-com-73b-1482230063-videoplayback1-1482235357-mp4-h264-base_news#tab_embed