Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, është arrestuar pak më parë në Shqipëri.
Ky është momenti kur ish-Presidenti Ilir Meta është vënë në pranga këtë të hënë.
Ai po udhëtonte me makinë kur disa agjentë të BKH-së e kanë ndaluar dhe e kanë arrestuar.
Kujtojmë se Ilir Meta u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Për ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, SPAK ka lëshuar masën e sigurisë detyrim paraqitje.