Një aksident ka ndodhur në hyrje të Prishtinës rreth orës 3:00 të mengjesit të së hënës. Një veturë me targa të Gjermanisë ka rënë nga rrethrrotullimi poshtë, teksa gjendja shëndetësore e të pranishmëve në veturë nuk dihet.
Sipas një dëshmitari i cili ka thënë se është familjar i të aksidentuarëve, në veturë ishte nipi i tij me nuse.
Ndërkaq, zyrtarisht ende nuk është konfirmuar nga policia e as nga emergjenca për viktima e as për të lënduar nga ky aksident.
Lexues të Gazetës Insajderi kanë dërguar pamje të reja në adresë të mediumit nga vendi i ngjarjes.
VIDEO: