Ndeshja futbollistike mes dy klubeve kosovare “KF Lepenci” dhe “KF Sharri” është ndërprerë pasi lojtarët mysafir janë rrahur e sulmuar fizikisht nga tifozët e ekipit të Hanit të Elezit, shkruan Insajderi.
Dhuna ndodhi pasi tifozët kanë hyrë në fushë dhe kanë sulmuar lojtarët.
Dhuna nuk përfundoi vetëm në fushë. Tifozët kanë gjuajtu me gurë edhe automjetin që po trasportonte lojtarët nga qyteti.
Pamje të reja janë dërguar në adresë të Gazetës Insajderi.
Aty shihet lëndimet që kanë pësuar lojtaret gjatë sulmit.
Tre nga lojtarët kanë pranuar trajtim mjekësor, njofton policia./Insjaderi.org/