×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pamje të reja nga vrasja në lagjen Dragodan

    Insajderi
    18 March 2023 - 15:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri në një hotel në lagjen ‘Dragodan’ të Prishtinës.

    Kështu ka konfirmuar për Gazeta Insajderi, Policia e Kosovës. Sipas tyre dy persona kanë mbetur të lënduar nga mjete të mprehta.

    Te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Ende nuk dihen motive e rasti.

    “Sot rreth orës 13:20  policia ka marrë informatën për të shtëna  me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar(dyshohet me mjet të mprehtë) janë  dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, tha Flora Ahmet për Insajderi.

    Gazeta Insajderi ka siguruar pamje të reja ku dyshohet se shihet person i vrarë i shtrirë në tokë dhe policia duke i qëndruar pranë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark