Pamje të rënda – Bombardohet ndërtesa e banimit në Gaza, vdesin 10 persona – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pamje të rënda – Bombardohet ndërtesa e banimit në Gaza, vdesin 10 persona

    Insajderi
    21 November 2023 - 23:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Rripin e Gazës të paktën 10 persona mbetën të vrarë si pasojë e bombardimeve izraelite në një ndërtesë banimi në Khan Younis.

    Al Jazeera raporton se në mesin e tyre janë gjashtë fëmijë nga e njëjta familje që u evakuuan në jug nga qyteti i Gazës për të kërkuar strehim nga bombardimet izraelite.

    Ndërsa të plagosur mbetën 22 persona, sipas po të njëjtit raportim.

    Shumica prej tyre u dërguan në spitalin Nasser për trajtim.

    Zonat në jug të Gazës janë sulmuar vazhdimisht, pavarësisht se janë etiketuar si “të sigurta” nga ushtria izraelite.

    Ushtria kohët e fundit urdhëroi banorët në Khan Younis lindore që të evakuoheshin pasi frika vazhdon të rritet për fatin e zonës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark