Bjeshkët e Prevallës ende nuk janë shuar për shkak të terrenit të vështirë. Lajmi është bërë i ditur nga Komuna e Prizrenit.
Për shuarjen e zjarrit nesër do të intervenohet nga ajri.
“Zjarrfikësit e kanë bërë brezin e sigurisë dhe sipas informacioneve nesër do të intervenohet nga ajri. Sot, prezent ka qenë edhe zv.Ministri i MPB-së dhe zyrtarë të AME-së. Për më shumë detaje do të ju njoftojmë në vijim”, thuhet në njoftimin e komunës.