Pamje të rënda: Një grua shihet teksa e rrah brutalisht një burrë të sëmur brenda Spitalit të Gjakovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pamje të rënda: Një grua shihet teksa e rrah brutalisht një burrë të sëmur brenda Spitalit të Gjakovës

    Insajderi
    20 January 2022 - 15:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rast skandaloz ka ndodhur në Spitalin e Gjakovës.

    Një grua shihet teksa ushtron dhunë fizike ndaj një burri brenda një dhome të këtij spitali. I njëjti shihet se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Pretendohet se dyshja janë bashkëshortë.

    Rasti tanimë ka kaluar në duart e policisë.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjakovës, Nystret Gjurkaj.

    “Rasti është raportuar me datën 14 janar jemi duke u marrë me të, për pak dalim me detaje tjera”, ka thënë ai përcjell Insajderi.


    Gazeta Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark